Shefik Sadiku: Ilmi Ramadani një jetë e flijuar për liri e bashkim kombëtar

Të dashur shokë! Bashkëfamiljarë të shokut tonë, Ilmi Ramadani! Bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të Veteranit të Lëvizjes e të Luftës Çlirimtare, Ilmi Ramadani! Të dashur të burgosur politikë shqiptarë, – anëtarë të SHBPK – së! Farefis dhe miq të shumtë të të ndjerit Ilmi Ramadani!
Lajmi i kobshëm për vdekjen e anëtarit të Kryesisë së Shoqatës së Burgosurve Politikë, Ilmi Ramadanit, që ishte edhe një nga themeluesit e saj, ka shkaktuar dhimbje e pikëllim te drejtuesit dhe anëtarët e Shoqatës. Vdekja e Tij ka tronditur bashkëfamiljarët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe miqtë e shumtë anekënd trojeve shqiptare.
Veterani i Lëvizjes dhe i Luftës Çlirimtare, Ilmi Ramadani, ishte shembull dhe burim frymëzimi për brezin e Tij dhe për brezat e rinj. Përkushtimi, përpjekjet dhe lufta e Tij për liri e bashkim kombëtar mbeten referencë atdhedashurie e krenarie për ne, shokët e Tij, dhe për brezat pas nesh. Ai u jepte forcë me qëndresën e Tij burrërore edhe shokëve në burgjet e pushtuesit.
Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës u shpreh ngushëllime bashkëfamiljarëve, anëtarëve tanë, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve, farefisit dhe miqve të Ilmiut në gjithë hapësirën shqiptare! Do ta kujtojmë gjithmonë me nderim e krenari Ilmiun tonë të mirë!
I qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore!
Prishtinë, më 27 gusht 2025
Kryetari i SHBPK – së, Shefik Sadiku

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Gabimet e VMRO-së po minojnë perspektivën e shtetit, BDI ofron veting me monitorim ndërkombëtar

VMRO-DPMNE është partia më pak e thirrur për të mbajtur leksione për luftën kundër korrupsionit, …