leoni

Njoftim për kohën e homazheve, mbledhjes komemorative dhe varrimit të Ilmi Ramadanit

Me dhembje të thellë njoftojmë familjarët, bashkëluftëtarët, bashkëveprimtarët, shokët, miqtë dhe gjithë qytetarët se do të zhvillohen ceremonitë mortore për të ndjerin Ilmi Ramadani – veprimtar i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, veteran i Lëvizjes dhe i Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Programi i ceremonisë do të jetë si vijon:

  • Ora 15:00 – Homazhe në hollin e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku të gjithë të afërmit, miqtë dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i bëjnë nderimet e fundit.

  • Ora 16:00 – Mbledhja komemorative në po të njëjtin ambient, ku do të kujtohet jeta dhe veprimtaria e Ilmi Ramadanit.

  • Ora 17:00 – Nisja e kortezhit mortor drejt Kodrës së Dëshmorëve, për t’u bërë varrimi në varrezat e Veteranëve të UÇK-së, në Gjilan.

Familja Ramadani, shokët e idealit dhe bashkëveprimtarët ftojnë të gjithë ata që duan t’i japin lamtumirën e fundit njërit prej bijve më të përkushtuar të lirisë së Kosovës, të marrin pjesë në këto ceremonia përkujtimore dhe varrimin e tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilmi Ramadanit!

Kontrolloni gjithashtu

U promovuan dy librat: “Muzeu i zemrës” dhe “Shpirti i Atdheut”

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në ambientet e sallës …