KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli paralajmëron krizë të thellë kushtetuese

Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt një krize të re kushtetuese, më të thellë se ajo e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ai ka theksuar se pas konsumimit të të gjitha kandidaturave nga komuniteti serb, Kuvendi mund të mbetet pa mundësi të vazhdojë funksionimin. Procedura aktuale e zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas Cakollit, nuk është në përputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Si pasojë, situata mund të çojë në një rast të ri në Kushtetuese ose, në skenarin tjetër, në zgjedhje të reja pas skadimit të afatit 30-ditor. Ai sugjeron që skenari më i favorshëm do të ishte anulimi dhe rikthimi i procedurës në pikën zero, duke u kthyer te praktika e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet në pako. Megjithatë, Cakolli paralajmëron se në rastin më të keq mund të krijohet precedent për një shumicë të dyfishtë në propozimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve, gjë që sipas tij duhet shmangur me çdo kusht. Situata, sipas tij, rrezikon stabilitetin institucional dhe mund të ketë pasoja serioze për funksionimin e Kuvendit në periudhën në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Polemika për artikullin e Dimal Bashës, reagimi i tij dhe kundërpërgjigja e gazetarit Krasniqi

Pas publikimit të artikullit të përbashkët të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe bashkë autorës …