Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Haradinaj ka theksuar se kjo ditë ka domethënie të veçantë për popullin dhe shtetin turk, duke i përcjellë ambasadorit urimet më të përzemërta për paqe dhe zhvillim. Ai ka vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet e ngushta miqësore mes Kosovës dhe Turqisë, duke nënvizuar se Ankaraja ka qenë një përkrahëse e rëndësishme e proceseve shtet ndërtuese të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …