Nasim Haradinaj: Qeveritë nuk e kanë marrë seriozisht çështjen e të pagjeturve

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Nasim Haradinaj, ish i burgosur politik dhe ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka kritikuar qeveritë e Kosovës për mospërkushtim ndaj kësaj çështjeje. Ai tha se për 26 vite me radhë asnjë qeveri nuk e ka trajtuar me seriozitet fatin e mbi 1,600 personave ende të zhdukur nga lufta, duke e përdorur këtë temë vetëm në kohë fushatash. “Çështja e të pagjeturve është trajtuar vetëm politikisht dhe asnjëherë me hapa konkretë. Ky është gabim i pafalshëm dhe fyese për familjet e viktimave”, theksoi Haradinaj. Ai u shpreh se gjetja e personave të zhdukur duhet të jetë kushti i parë në çdo dialog me Serbinë dhe prioritet në marrëveshjet ndërkombëtare. Pas luftës në Kosovë, mbi 6,000 persona u raportuan të zhdukur, ndërsa edhe sot, më shumë se 1,600 prej tyre vazhdojnë të mbeten pa gjurmë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …