Kryetari Smajl Latifi uron fillimin e Vitit të Ri shkollor 2025/2026

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, me anë të një postimi në rrjete sociale ka uruar fillimin e Vitit të Ri shkollor 2025/2026.

Në postimin e tij thuhet:

1 shtatori sjell një emocion të veçantë për shkollarët që i kthehen mësimeve, shokëve, shoqeve e mësuesve të dashur, pas pushimeve verore. Me këtë rast dua të uroj për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026 të gjithë nxënësit e komunës sonë, por veçanërisht dua të uroj vogëlushët që sot hedhin hapat e parë në rrugën e gjatë të edukimit.

Në këtë ditë që gjallëron rrugët e qytetit e fshatrave tona, uroj edhe mësuesit e përkushtuar dhe të gjithë prindërit që janë pjesë e bashkëpunimit me institucionet edukativo-arsimore për mësimnxënie sa më kualitative për brezat e së ardhmes.

Gëzuar, fëmijë të dashur, thuhet në urimin e kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …