leoni

Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj kritikon Nagavcin: Për të tretin vit me radhë i njëjti gabim me tekstet shkollore

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me mënyrën e shpërndarjes së mjeteve për tekstet shkollore dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Jasharaj tha se Ministria e Arsimit ka përsëritur të njëjtin gabim për të tretin vit me radhë, duke rrezikuar mbarëvajtjen e procesit mësimor.
“T’ju them të vërtetën, kjo mënyrë e keqe e shpërndarjes së mjeteve është shqetësuese. Për fat të keq, MAShT ka vazhduar të bëjë të njëjtin gabim, dhe kjo është hera e tretë që ndodh. Ne kemi frikë se kjo situatë do të përsëritet sërish dhe do të shkaktojë vonesa në procedura,” u shpreh Jasharaj. Ai theksoi se procesi i subvencionimit është kompleks dhe kërkon kujdes më të madh institucional, ndërsa mungesa e barazisë në furnizimin me tekste, sipas tij, dëmton startin e drejtë të vitit shkollor. Kreu i SBAShK-ut ka shprehur edhe zhgënjim me udhëheqjen aktuale të Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar ndryshime në qasje.
“Urojmë që të vijë një ministër që i kupton realisht këto gjëra, dhe jo më si zonja Nagavci. Tash hera e tretë që e bën gabimin e njëjtë me subvencionimin e teksteve shkollore,” tha Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …