Andrej Plenkoviq kritikon BE-në: Sulmin terrorist në Banjskë e injoroi sikur të mos kishte ndodhur

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mungesë të reagimit serioz ndaj sulmit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, më 24 shtator 2023. Duke folur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Plenkoviq tha se sulmi terrorist, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë, nuk mori vëmendjen e duhur nga liderët evropianë. “Sulmi në Banjskë, i cili kaloi pa deklarata ose artikulime serioze nga askush në BE. Ne bëmë sikur nuk ndodhi”, tha Plenkoviq, raporton Index.hr. Sulmi u dënua në atë kohë nga krerët e institucioneve të Kosovës dhe nga përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët kërkuan që autorët të dalin para drejtësisë. Më 11 shtator 2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve, të cilët akuzohen për terrorizëm dhe vepra të lidhura me “shkelje të rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, si dhe për “financim të terrorizmit dhe shpëlarje parash”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …