Vlora Çitaku i përgjigjet Albulena Haxhiut: “PDK-ja nuk ka marrëveshje të fshehta me Listën Serbe”

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Albulena Haxhiut lidhur me Listën Serbe. Çitaku tha se PDK-ja nuk ka qenë kurrë e shantazhuar nga Lista Serbe, pasi sipas saj partia që ajo përfaqëson nuk ka bërë asnjëherë marrëveshje të fshehta me këtë subjekt politik. “Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Çitaku. Ajo shtoi se qëndrimi i PDK-së është i bazuar në parime dhe në mbrojtjen e rendit kushtetues.
“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini”, theksoi ajo. Në fund, Çitaku e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për marrëveshje të dëmshme politike dhe taktizime që, sipas saj, po e rrënojnë besimin e qytetarëve në institucione. “Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëmijnore”, përfundoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …