leoni

Ushtar malazez dënohet për incidentin në Kosovë me targat “Kosova është Serbi”

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka konfirmuar se ushtari Rajko Krivokapiq është ndëshkuar disiplinarisht pasi në nëntor të vitit të kaluar hyri në Kosovë pa lejen e eprorëve dhe u arrestua për shkak të targave me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Ndërkohë, procedurat kundër shoqëruesit të tij, Dragutin Llallatoviq, u pezulluan pasi ai ndërpreu shërbimin ushtarak me kërkesë personale. Ministria tha se Krivokapiq u shpall përgjegjës për shkelje disiplinore, por nuk bëri të ditur masën e dënimit, ndërsa burime të brendshme sugjerojnë se mund të jetë gjobë. Krivokapiq dhe Llallatoviq, së bashku me Marinko Jovanoviqin, u arrestuan më 24 nëntor 2024 pranë Manastirit të Deçanit dhe kaluan 55 ditë në paraburgim, të akuzuar për nxitje urrejtjeje. Hetimet kundër tyre u pezulluan më vonë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …