Kryetari Smajl Latifi priti në zyrën e tij, Feride Rushitin nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në zyrën e tij znj. Feride Rushiti me bashkëpunëtorët e saj nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Në takim u bisedua për të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, për viktimat, për heshtjen e gjatë dhe për stigmën që ende mbartet mbi ta.

Znj. Rushiti i dhuroi dy libra, përmbledhje rrëfimesh të grave, burrave dhe djemve që nuk u kursyen nga brutaliteti i luftës, si dhe të familjarëve të tyre, si një thirrje e fuqishme për të mos harruar, për të treguar të vërtetën e dhimbshme dhe për të vazhduar ballafaqimin me të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …