Në Deçan organizohet një takim me temën “Rëndësia e arsimimit të grave dhe vajzave”

Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Deçanit, në bashkëpunim me Rrjetin “Qeliza” nga Gjakova, organizoi një takim me gra dhe vajza me temën: “Rëndësia e arsimimit të grave dhe vajzave”. Takimin e udhëhoqi znj. Aulona Cenaj, koordinatore e rrjetit.

Gjatë diskutimit, pjesëmarrëset ndanë përvoja dhe sfida të ndryshme rreth arsimimit, ku u theksua:

Rëndësia e arsimit për pavarësinë ekonomike të grave dhe vajzave;

Roli i tij në arritjen e barazisë gjinore dhe zhvillimin e shoqërisë;

Sfidat që ende kufizojnë qasjen e barabartë në arsim;

Mënyrat se si komuniteti mund të krijojë më shumë mundësi për gjeneratat e reja.

Çdo mendim i ndarë rikujtoi se arsimi është çelësi i pavarësisë, fuqizimit dhe barazisë.

Faleminderit të gjitha grave dhe vajzave që ndanë zërin e tyre sot. Bashkë për një të ardhme më të drejtë e më të barabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sokol Haliti, priti në takim përfaqësuesit e Caritasit të Zvicrës

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, priti sot në takim përfaqësuesit e Caritasit …