Kryetari Haliti ka kërkuar hapjen e pikës kufitare në fshatin Debellëde

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hapjen e pikës kufitare në fshatin Debellëde. Në këtë kërkesë theksohet rëndësia e hapjes së kësaj pike për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, forcimin e marrëdhënieve ndërkufitare e ndërlokale, zhvillimin e tregtisë, turizmit dhe ekonomisë lokale, si dhe përmirësimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar. Haliti vlerëson se hapja e kësaj pike është domosdoshmëri, pasi do të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …