leoni

Edhe një lajm i mirë për fermerët nga komuna e Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukoll, të premtën u takuan me fermerët malishevas në të cilën u njoftuan se komuna ka ngriur subvencionimin për katër centë në një litër qumsht.

“Sot u takuam me fermerët tanë, njerëzit që me punën dhe përkushtimin e tyre janë shtylla e zhvillimit të komunës sonë.

Këtë vit, komuna ka rritur subvencionin në 0.04 € për çdo litër qumësht të dorëzuar në pikat grumbulluese, dhe lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm, kjo mbështetje do të rritet në 0.05€ për litër.

Ky është një zotim i yni për të vlerësuar mundin e palodhshëm të fërmerëve tanë, që mban gjallë jetën në fshat dhe ekonominë tonë në përgjithësi” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më …