Kryetari Haliti kujton 7 Shtatorin – Ditën Kushtetuese të Kaçanikut (1990)

7 shtatori i vitit 1990 shënon njërën nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Në Kuvendin e Kaçanikut, u shpall Deklarata Kushtetuese e Kosovës, akti themeltar që i parapriu shtetformimit dhe rrugëtimit tonë drejt lirisë e pavarësisë, ka shkruar në profiline  tij në facebook, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

“Sot kujtojmë me nderim e mirënjohje të gjithë ata delegatë, veprimtarë e atdhetarë që me vizionin dhe guximin e tyre vunë themelet e shtetit të Kosovës. Shumë prej tyre sot nuk janë më mes nesh, por vepra e tyre do të mbetet përjetësisht në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare.

Kosova e pavarur sot është rezultat i asaj rruge të gjatë sakrifice dhe përkushtimi. Ne jemi të thirrur ta vazhdojmë këtë rrugë – për një shtet demokratik, të zhvilluar dhe të integruar në familjen euroatlantike.

Lavdi dhe mirënjohje përjetë për të gjithë ata që bënë të mundur këtë ditë historike”, thuhet në postimin e kryetarit të Vitisë. z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …