DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në facebook, se dita e dytë e Hardh Festit në Rahovec ishte elektrizuese me aktivitete tradicionale me numër të madh pjesëmarrësish dhe me koncertin e madh muzikor që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Magjia e Hardh Fest elektrizoi tërë vendin. Dukej se e gjithë Kosova dje erdhi në Rahovec, për t’u kënaqur me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh në mbrëmje, deri në orët e hershme të mëngjesit. Ju mirëpresim edhe sot dhe sonte, për një tjetër përjetim të paharrueshëm”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kliko linkun e mëposhtëm për të shikuar videon nga dita e dytë e Hardh Fest 2025

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/1927445781433996

Kontrolloni gjithashtu

Familja Gashi nga Mleqani bëhet me shtëpi të re

Ditë e lumtur! Bashkë me Shoqatën “Bereqeti”, patëm kënaqësinë t’ia dorëzojmë çelësat e shtëpisë së …