leoni

E ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati vizitoi Hardh Festin në Rahovec

E ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati vizitoi të dielën Hardh Festin në Rahovec, ku u mirëpritë nga organizatorët dhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi

“Bashkë me organizatorët e HardhFest, pritëm në Shtëpinë Ndërkombëtare të Verës për një vizitë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Takimi ishte i ngrohtë dhe u karakterizua me diskutime rreth Festivalit të Vjeljes së Rrushit, por edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes SHBA-së dhe Kosovës.

Znj. Prattipati e falënderuam për mbështetjen e madhe dhe të fuqishme si dhe për nevojën e madhe që kemi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, ka shkruar në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Familja Gashi nga Mleqani bëhet me shtëpi të re

Ditë e lumtur! Bashkë me Shoqatën “Bereqeti”, patëm kënaqësinë t’ia dorëzojmë çelësat e shtëpisë së …