Kryetari Bashkim Ramosaj takoj banorët e Strellcit të Ulët

Kryetari i komunës së Deçanit në kuadër të takimeve me banorët e fshatrave të Deçanit, takoj banorët e Strellcit të Ulët.

“Ishte kënaqësi e veçantë ta nisja ditën në Strellc të Ulët, ku kalova çaste të bukura pranë njerëzve punëtorë, të sinqertë dhe mikpritës.

Në Strellc të Ulët ndjeva edhe njëherë forcën e vërtetë të njerëzve tanë, punëtorë, të sinqertë dhe gjithmonë të gatshëm për mikpritje të ngrohtë.

Çdo bisedë, çdo fjalë, çdo shtrëngim duarsh më dha edhe më shumë energji për të vazhduar punën tonë.

Ne nuk ndalemi! Punët e nisura po ecin përpara dhe ditët që vijnë do të sjellin edhe më shumë zhvillim për fshatin Strellc e për gjithë komunën.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!

Më 12 tetor, do jemi bashkë fuqishëm për fitore, ka shktuar në profilin e tij në facebook, kryetari i Deçani, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Familja Gashi nga Mleqani bëhet me shtëpi të re

Ditë e lumtur! Bashkë me Shoqatën “Bereqeti”, patëm kënaqësinë t’ia dorëzojmë çelësat e shtëpisë së …