Ka filluar zbatimi i kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka filluar zbatimin e kontratës mes komunës së Ferizajt dhe kompanisë Kosovamed Helthcare. Stafit shëndetësor të angazhuar përmes kësaj kontrate iu uruan mirëseardhje drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, drejtoresha e QKMF – Ferizaj, Dr. Nadire Ymeri, dhe drejtori i Kosovamed, z. Kastriot Asllani.

Personeli i sapoangazhuar do të përfshihet kryesisht në:

shërbimet e kujdesit shtëpiak paliativ,

vizitat në shtëpi për nëna dhe fëmijë,

plotësimin e stafit në Emergjencën Primare,

shërbime të tjera ndihmëse në QKMF.

Ky angazhim synon zgjerimin e gamës së shërbimeve dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për qytetarët e Komunës së Ferizajt.

Një falënderim i veçantë i shkon Komunës së Ferizajt për mbështetjen me personel dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k. për kontributin dhe donacionet e ofruara me rastin e fillimit të punës së stafit të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit drejt finalizimit të sistemeve Bio-Septike

Në funksion të përmirësimit të kushteve më të mira sanitare dhe mbrojtjen e mjedisit, po …