Kryetari Haliti i ndau mirënjohje z. Januz Selimi për kontributin në fushën e arsimit gjatë viteve 90-ta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim z. Januz Selimi, i cili gjatë viteve 90-ta kishte dhënë një kontribut të rëndësishëm në grumbullimin e mjeteve financiare për arsimin.

Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi z. Selimi për punën e tij të palodhur në një periudhë shumë të vështirë, duke e cilësuar kontributin e tij jetik për mbajtjen gjallë të arsimit në komunën e Vitisë. Ai theksoi se komuna është mirënjohëse ndaj tij dhe të gjithë atyre që kontribuan në atë periudhë, duke i ndarë një mirënjohje për përkushtimin e dhënë në mbështetje të arsimit.

Në këtë takim, z. Selimi ishte i shoqëruar edhe nga bashkëvendësit e tij nga fshati Kabash i Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …