Inspektorati Qendror i Punës në aksion për sigurinë dhe shëndetin në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë sot një aksion inspektues në sektorë të ndryshëm të punës, me fokus të veçantë në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Ekipet e inspektorëve janë në terren duke kontrolluar kushtet e punës nëpër kantierë dhe kompani, për të siguruar që çdo vend pune të jetë i sigurt dhe në përputhje të plotë me standardet ligjore.

Gjatë inspektimeve, vëmendja kryesore po i kushtohet:

  • Pajisjeve personale mbrojtëse që duhet të kenë punëtorët,

  • Kushteteve të punës dhe mjedisit të përgjithshëm të sigurisë,

  • Zbatimit të rregullave dhe procedurave të sigurisë sipas Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë.

“Qëllimi ynë i vetëm është mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Siguria nuk është opsion – është detyrim ligjor dhe moral”, thekson Inspektorati Qendror i Punës në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …