Peka Gashi: Në Hagë po zhvillohet një gjyq i padrejtë ndaj bashkëluftëtarëve tanë

Shokë, miq, bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë !
Në Hagë po zhvillohet një gjyq i padrejtë ndaj bashkëluftëtarëve tanë, prijësve politik dhe pjestarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së!
Kjo është gjykata e 5-të deri tani, e që të gjitha janë marrë me shpifje e trillime nga të panjerëzit, të cilët, për të kënaqur egot e tyre të sëmura, për të arsyetuar shterpësinë burrërore, mos guximin për të luftuar armikun dhe urrejtjen ndaj trimave që me dekada serbisë i kan thanë Okupatore në vendin tonë!
– Gjykata e UNMIK-ut, punojë e veprojë 8-9 vite, arrestojë mbi 35 grupe nga të gjitha Zonat Operative, ( në mesin e tyre ishim edhe unë e Fatosi ) dhe, që të gjithë jan liruar të pafajshëm !
– Gjykata Speciale e Kosovës në Prishtinë, është marrë me shumë raste të burgosjeve të çlirimtarëve, por, edhe ajo dështojë, të gjithë u liruan të pafajshëm.
Gjykata e EULEX-it nga viti 2008 u mor me shumë raste të burgosjeve dhe hetimeve të luftëtarëve të UÇK-së, por, të gjitha dështuan prap, por, arriten që të krijojnë dosje fantome të ardhura nga Serbia e cila i kishte mbledhur nga njerëzit e saj që vepronin me të nga Kosova jonë e ,,Lirë” !
– Gjykata e Hagës, ICTY e formuar për luftërat në ish Jugosllavi, u munduan edhe ato që të zbërthejnë në shpifjet e ndryshme të ndërtuara me kujdes nga ndonjë shqipfolës, edhe pse doli si akuzë sa për ti arsyetuar paratë e shumta që merrnin nga shërbimet armike.
– DHSPS , dhomat e specializuara të Prokurorisë Speciale, të cilat vërtetë deri sot kan shfaqur një show mediatik, i cili ka kënaqur shpirtin e lig të një njeriu pa njerëzi, por, ka lënduar ndjenjat e një populli që deshi Lirine. Asnjë ligj i kësaj Gjykate nuk përkon me ligjet normale të botes demokratike. Asnjë nen i kësaj gjykate nuk përkon me nenet standarde të sistemeve juridike perendimore !
Prandaj, me 14 Shtator shqiptarët Krenar për bijtë e tyre, për luftën e tyre, pastërtinë e tyre, do të protestojnë në Hagë.
Do të protestojmë sepse, Kosova ka ligjet e veta, kodin penal të sajin, e nëse nuk ju duket ligji dhe kodi i përshtatshëm, le ta marrin cilindo ligj e kod penal nga vendet prej nga vinë vetë Gjykatësit. Por, të shpikin një ligj e kod veç për neve, kjo neve na bënë që të dielen të protestojmë dhe kundërshtojmë këtë mënyrë primitive e perfide e besa edhe e kriminalizuar tej mase.
Me datën 15 Shtator, DSHA po zbret në Hagë, dhe do të jetë pjesë e dëgjimit të gjykimit të shokëve tanë, por, edhe dëgjimi i njerëzve të tyre që ishin në institucione kyqe në atë kohë kur Kosova luftonte, mbijetonte, lëngonte por, krenare bashkëvepronte me aleatët e saj. Ishim e vetmja guerile që ndihmojë aleanca NATO, ishim e vetmja guerile e rritur në ushtri, e cila si aleate komandojë me sukses koordinatat në teren dhe me ato koordinata forcat e NATO-s bombarduan caqet serbe kudo.
Kjo prezencë e DASH -it brenda Gjykatës ku po na gjykohen pjesa më vitale e UÇK-së, po na jep shpresa, se, gjykimi mund të marrë një orientim të drejtë, të paanshëm dhe të bazohet në standarde juridike të botes përëndimore. Andaj !
Të masovizojmë
Protesten, me 14 Shtator në Hagë, le të dëgjohet zëri Çlirimtarëve që edhe pse jemi jashtë burgjeve, nuk e ndjejmë veten të lirë, sepse, ata që na udhëhoqen, ATA jan vet LIRIA.
ATA ISHIM NE, NE JEMI ATA.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, denoncon me forcë emërtimin Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, denoncon me forcë emërtimin Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë

-Z. ministër Blendi Gonxhja, ky emërtim fyen historinë, prejardhjen, bartësit  dhe gjithë popullin që dashuron …