Planifikohet hapja e 150 kilometrave rrugë të reja fushore

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi planifikon hapjen e 150 km rrugë të reja fushore në pjesë të ndryshme të komunës.

“Hapja e rrugëve fushore e ka lehtësuar punën e bujqve dhe fermerëve tanë, duke bërë arat e fushat e tyre më të qasshme për makineritë e punës. Duke parë rezultatet dhe përfitimet e mëdha nga kjo mbështetje e vazhdueshme nga ana e Komunës, ne planifikojmë hapjen e 150 kilometrave rrugë të reja fushore në pjesë të ndryshme të komunës sonë, pa harruar mirëmbajtjen e rrugëve fushore ekzistuese” ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …