Kryetari Haliti mbajti një fjalë rasti në Institutin për Politikat Sociale dhe të Drejtat e Njeriut

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në ceremoninë e promovimit të Institutit për Politikat Sociale, Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ku mbajti edhe një fjalë rasti.

Gjatë fjalimit të tij, kryetari Haliti shprehu mirënjohje për ftesën dhe e vlerësoi këtë institut si një hap të rëndësishëm për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut.

“Komuna e Vitisë ka qenë gjithmonë e angazhuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ne punojmë me përkushtim për të siguruar barazi shoqërore dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim gjinie, etnie apo statusi social,” tha Haliti.

Ai theksoi se Instituti i ri ka potencialin të jetë një partner i rëndësishëm për zhvillimin e politikave sociale të qëndrueshme, ngritjen e vetëdijes qytetare dhe fuqizimin e mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në fund, kryetari Haliti falënderoi organizatorët dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë nismë, duke shprehur besimin se bashkëpunimi mes institucioneve lokale dhe këtij instituti do të sjellë rezultate konkrete për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më humane.

Kontrolloni gjithashtu

107 Bujq nga komuna e Skënderajt përfitojnë freza dhe kositëse bari

Në një ceremoni të organizuar nga komuna e Skënderajt është bërë shpërndarja e pajisjeve bujqësore …