Ka nisur rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, për t’i hapur vendin, investimit për parkun më të ri të qytetit. Sipas kryetarit të komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, parku i ri i qytetit të Ferizajt do të jetë me fushë sportive, lodra për fëmijë, me qindra drunjë dekorativ, si dhe do të jetë një frymarrje e re për qytetarët ferizajas.
Ndërkohë komuna ka njoftuar për ndërtimin edhe të një fushe të re sportive pranë zonës urbane, fusha e futbollit në oborrin e shkollës në fshatin Doganaj, një investim që krijon kushte e mundësi më të mëdha për sportistët e sportdashësitë, derisa në fshatin Tërrn filluan punimet për rregullimin e fushës së futbollit të vogël, investim ky nga Komuna e Ferizajt që krijon hapësira të reja për nxënësit, sportistët e klubet sportive ferizajase.