Homazh te Parku Amerikan i Lirisë në qytet, nga kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura i shoqëruar nga nënkryetari, z. Sami Lushtaku në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë homazhe te Parku Amerikan i Lirisë në qytetin e Skenderajt.

Sot mbushen 24 vjet nga sulmet mizore terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u sulmuan me aeroplanë dy kullat binjake në New York, Pentagoni, si dhe një tjetër aeroplan ra në Pennsylvania teksa i ishte drejtuar kryeqytetit, Uashingtonit.

Llogaritet se 2 mijë e 977 njerëz u vranë nga sulmet terroriste të orkestruara nga Al-Qaeda dhe Osama Bin Laden, ngjarje kjo që solli luftën në Afganistan dhe më pas edhe atë në Irak. Presidenti Bush pas kësaj tragjedie e filloi zyrtarisht Luftën kundër Terrorizmit, duke pasur mbështetjen edhet të aleatëve të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj

Ka nisur rrënimi i objektit të vjetër të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, për t’i …