Ferizaj së shpejti me Stadium të Ri të Qytetit

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar se është nënëshkruar kontrata me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) për fillimin e punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Ri “Ismet Shabani” në Ferizaj. Sipas kontratës ndërtimi i këtij stadiumi do të ketë kostoin prej 17 milionë eurove, ndërsa kapaciteti tij do të jetë prej 8,415 ulëseve.

Kryetari Aliu ka falënderiuar Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për bashkëpunimin për ta jetësuar këtë projekt që për themel ka kërkesën e komunitetit sportiv të Ferizajt.

Ai ka uruar futbollistët, klubeve sportive, sportistët dhe sportdashësit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjën e radhës, të nëntën për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e nëntë e Komitetit për …