leoni

Bujqit do ta ndjejnë përherë dorën mbështetëse të institucioneve

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, i shoqëruar nga Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Berat Duraku, kanë vizituar të premtën bujkun Selami Haxhimustafa.

“Me një vizitë te bujku Selami Haxhimustafa, nisi dita e sotme. Selamiu merret me kultivimin e llojeve të ndryshme të perimeve dhe të rrushit. Një punëtor i palodhur dhe i pandalur, ai ka rreth 1.6 hektarë vreshta e rreth 30 ari serra.

Bujqit e zotë si Selamiu do ta ndjejnë përherë dorën mbështetëse të institucioneve.

Bereqet e suksese Selamiut dhe të gjithë bujqve të Rahovecit, ka shkruar në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj së shpejti me Stadium të Ri të Qytetit

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij …