Koordinim institucional për një ambient të sigurt shkollor

Në Viti, sot është mbajtur takimi i rregullt vjetor mes përfaqësuesve të komunës, Policisë së Kosovës dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, ku u diskutua rreth gjendjes së sigurisë në shkolla dhe masave që duhet ndërmarrë për të garantuar një ambient të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si dhe drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Agron Rukiqi. Kryetari Haliti falënderoi Policinë e Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar vazhdimisht në mbështetje të institucioneve arsimore dhe theksoi se siguria e fëmijëve mbetet prioritet i pandashëm i komunës.

Ndërkaq, drejtori rajonal i policisë, Agron Rukiqi, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve, si mënyra më e mirë për të parandaluar dukuritë negative dhe për të rritur nivelin e sigurisë në shkolla.

Udhëheqësit komunalë dhe përfaqësuesit e arsimit nënvizuan se do të vazhdojnë të punojnë së bashku me policinë për krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet shkollore, duke synuar një proces mësimor të qetë dhe të mbrojtur.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj së shpejti me Stadium të Ri të Qytetit

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij …