Nga Sheshi Qendror i Qytetit të Rahovecit, projekti më i madh në historinë e komunës i financuar nga buxheti komunal, Kryetari Smajl Latifi hapi fushatën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Para qytetarëve, miqve, mbështetësve e bashkëpunëtorëve të tij, ai prezantoj vizionin për mandatin qeverisës 2025-2029.
Me investime të shumta e mbështetje të qytetarëve, Rahoveci ka ndryshuar shumë ndër vite. Njerëzit punëtorë, fisnikë e bujarë të komunës sonë, kanë ecur përpara, krah nesh, me punë e investime, biznese e projekte, por edhe me krijimtari e prodhimtari, tha në fjalën e tij para simpatizantëve të AAK-së, kryetari Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
