64 fermerë bletarë nga komuna e Rahovecit të cilët aplikuan sot, pranuan 1616 kg dyll për 4860 koshere, bashkë me pajisje tymosjeje dhe nga një uniformë për çdo bletar.
Kjo ndihmë do t’u ndihmojë bletarëve që të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e bletarisë, të rrisë prodhimin e mjaltit dhe produkteve të tjera.
Njerëzit tanë punëtorë kanë vullnetin e pashoq për punë, ndërsa neve na mbetet që t’u ndihmojë atyre në zhvillimin e metodave më moderne e të qëndrueshme në punën e tyre, tha me këtë rast kryetari i komunës Smajl Latifi i cili me nënkryetarin Fatmir Iska dhe drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku, kanë përcjellë nga afër shpërndarjen e mjeteve, duke premtuar se edhe në vazhdim të punës së tyre, mbështetjen e komunës për bujqit nga komuna e Rahovecit.