Kryetari Smajl Latifi ka vizituar kompaninë “Frigostar” në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtor të hënën vvizitoj kompaninë “Frigostar” në Xërxë, ku u mirëprit nga pronari Sinan Ejupi.

Të shohësh prodhues nga komuna jonë, që shumicën e prodhimtarisë së tyre e eksportojnë në vendet e Bashkimit Evropian, është krenari dhe dëshmi e përkushtimit e zotësisë së sipërmarrësve tanë, u shpreh kryetari Latifi.

Sipas pronarit, kompania operon nga viti 2003, punëson rreth 50 punëtorë dhe 60% e prodhimtarisë destinohet drejt vendeve të Evropës.

Kryetari Latifi e përgëzoi z. Ejupinpër punën e shkëlqyer dhe impaktin pozitiv që e ka kompania e tij në rritjen e punësimit, eksporteve dhe për kontributin e përgjithshëm në ekonominë tonë lokale, por edhe për bashkëpunimin me Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Rahovec, ku nxënësve tanë u mundësohet puna praktike në “Frigostar”, duke përfituar përvojë e njohuri të vlefshme profesionale.

Latifi premtoj se të gjithë sipërmarrësve tanë, Komuna e Rahovecit do të angazhohet me seriozitet të lartë për të krijuar kushte edhe më të mira e ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë: pranë Amerikës, me aleancë të palëkundur dhe vizion të përbashkët për të ardhmen

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën është …