Komuna e Vitisë, ka vazhduar me përkrahjen e fermerëve përfitues me mekanizëm të ndryshëm bujqësor. Me këtë rast sot kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira kanë bërë shpërndarjen e 37 plugjeve, 30 rrotokosa, 5 mbjellëse të patates dhe 4 nxjerrëse te patates.
Me këtë rast kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë po vazhdojnë me ciklin e përkrahjes së fermerëve vitias, duke potencuar se ai është krenar me fermerët vitias dhe produktet bujqësore që plasojnë ata në treg. Ai gjithashtu tha se me përkrahjen e fermerëve me mekanizmat e ndryshme bujqësor rritet zhvillimi ekonomik në veçanti gjenerimi i të hyrave. I pari i Vitisë theksoj gjithashtu se qeverisja lokale në Viti në mënyrë progresive do të bëjë rritjen e përkrahjes së tyre duke shikuar edhe mundësitë që në të ardhmen ti furnizoj ata me mekanizma të tjerë bujqësor.
Kurse Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural tha se vlera e përgjithshme e këtyre mekanizmave bujqësor është mbi 75 mijë euro dhe se ku 20% e vlerës është participim nga vetë fermerët përfitues, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga buxheti i komunës së Vitisë. Ai falënderoj kryetarin Haliti që ka mundësuar blerjen e këtyre mekanizmave dhe tha se furnizimi është bërë sipas kërkesave që kanë pasur fermerët e kësaj komune. Drejtori Pira gjithashtu e cilësoj këtë vit si më të suksesshëm në furnizimin e fermerëve me mekanizëm bujqësor.