Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi I shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Drejtori I Bujqësisë, Berat Duraku vizituan kompanitë “Haxhijaha Trade” dhe Montimi.
“Haxhijaha Trade”, me pronar Nevzat Haxhijaha, është një nga kompanitë më të vjetra në Rahovec, nga viti 1989, e cila merret me shitjen e vajrave dhe pjesëve për vetura.
Punëson mbi 50 punëtorë dhe është përfaqësues i autorizuar për shitjen e gomave “Michelin”, një brend prestigjioz botëror. Me depon qendrore në Rahovec, “Haxhijaha Trade” është zgjeruar edhe me pika të reja në Vranjevc të Prishtinës, Pejë dhe Fushë Kosovë.
Një gjë jashtëzakonisht pozitive është edhe investimi që kompania ka bërë në resurse solare të energjisë, me kapacitet 167 KË, duke i kontribuuar mbrojtjes së mjedisit dhe kursimit të energjisë elektrike, në një kohë krize globale.
Nevzatit, i cili punon me përkushtim, i dëshirova suksese të reja në të ardhmen dhe i shpreha premtimin tim për politika që krijojnë kushte dhe frymë të favorshme për zhvillimin e bizneseve në komunën tone”, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.
Ai gjatë ditës vizitoj edhe kompaninë Montimi në Rahovec, e cila merret me shitjen dhe montimin e gomave të automjeteve. Ai pa nga afër punën e stafit prej tetë punëtorëve të përkushtuar.
Gjatë kësaj vizite u diskutua për planet konkrete për hapjen e mundësive të reja për sipërmarrësit e bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit.