leoni

Ramush Haradinaj pas dëshmisë së Rubin: Kontaktet me CIA-n i kam bërë për t’i shërbyer vendit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dëshmisë së ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, i cili në Gjykatën Speciale në Hagë tha se Haradinaj kishte pasur kontakte me CIA-n gjatë luftës në Kosovë. Haradinaj e vlerësoi daljen e Rubin në Hagë si akt respekti për çlirimtarët dhe për Kosovën. “Mendoj se është për t’u respektuar shumë që James Rubin pranoi të dëshmojë, duke treguar respekt për UÇK-në dhe Kosovën, duke pasur parasysh funksionet dhe autoritetin e tij,” tha ai. Haradinaj shtoi se komunikimi me institucionet amerikane, përfshirë ato të sigurisë, ka qenë gjithmonë në shërbim të vendit. “Unë e kam bërë këtë në shërbim të vendit tim, çdoherë,” u shpreh ai. Haradinaj se dëshmia e Rubin ndihmon për të kuptuar kontekstin e luftës dhe rolin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin. Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, dëshmoi se CIA kishte qenë në kontakt prej vitesh me Haradinajn dhe UÇK-në, duke i këshilluar të mos kryenin krime lufte apo veprime terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Gjermania me kritika të ashpra ndaj qeverisë së Kurtit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë lëshuar deklarata të ashpra ndaj qeverisë në …