James Rubin në Hagë: Dëshmia e parë në mbrojtje të Hashim Thaçit hedh dritë mbi Rambujenë dhe rolin e UÇK-së

OVL-UÇK: Faleminderit James Rubin, zëri juaj është dëshmi e së vërtetës dhe e aleancës sonë historike me SHBA-në

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, për gatishmërinë dhe guximin e tij që të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë. Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se dëshmia e Rubin-it ishte e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën historike, duke forcuar edhe njëherë faktin se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishte akt agresioni, por një luftë e drejtë çlirimtare për liri, dinjitet dhe ekzistencë. “Faleminderit z. James Rubin! Dëshmia juaj është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën – mbështetje që nuk u kursye as gjatë luftës sonë çlirimtare, as në periudhën e pasluftës, dhe që sot mbetet themeli i shtetësisë dhe sovranitetit tonë.” – thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së. Veteranët e UÇK-së theksuan se Rubin, përmes pranisë së tij në Hagë, solli para trupit gjykues jo vetëm fjalën e një diplomati amerikan, por zërin e aleancës historike mes Kosovës dhe SHBA-së, i cili për dekada ka qenë garanci e lirisë dhe sigurisë sonë kombëtare. Në emër të të gjithë ish-luftëtarëve të lirisë, OVL-UÇK shprehu mirënjohjen e sinqertë ndaj Rubin-it dhe, përmes tij, ndaj popullit dhe shtetit amerikan që qëndruan gjithmonë përkrah popullit shqiptar të Kosovës, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Gjermania me kritika të ashpra ndaj qeverisë së Kurtit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë lëshuar deklarata të ashpra ndaj qeverisë në …