Kryesuesi i Kuvendit komunal të Malishevës, z. Argjend Thaqi ka thirrur Mbledhje Solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës, e cila do të mbahet ditën e Mërkurë, me datë 17.09.2025, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e KK të Malishevës.
Në këtë mbledhje solemne ndahet Çmimi ‘’Qytetar Nderi’’ i Komunës së Malishevës z. Halil Kastrati për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kushteve ekonomike e sociale për familje në nevojë në të gjitha trojet shqiptare, me theks të veçantë në Komunën eMalishevës.
Për mbledhje kryesuesi Thaqi ka propozuar këtë REND DITE
1. Hapja e mbledhjes nga Kryesuesi i Kuvendit.
2. Fjalë rasti nga Kryetari i Komunës së Malishevës.
3. Fjalë rasti nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës.
4. Fjalë rasti nga z. Halil Kastrati.
Malishevë, Shtator2025
Kryesues i Kuvendit
Argjend Thaçi