Kryetari Smajl Latifi vizitoj bizneset “Haxhijaha” dhe “Rilindi”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku vizituan kompanitë “Haxhijaha” dhe Rilindi.

“Haxhijaha” është emër që njihet në tërë Kosovën për shitjen e mekanizmit bujqësor, gomave, baterive e komponentave të tjerë për nevoja bujqësore. Kjo kompani, e themeluar në vitin 1989, ka ndërtuar besueshmërinë me punë e përkushtim dekadash dhe punëson mbi 40 punëtorë.

Bashkë me pronarët Shkumbin e Alberin Haxhijaha, sot diskutuam rreth klimës së biznesbërjes në komunën tonë, për nevojat e sipërmarrësve dhe punët e reja që ne kemi në plan t’i jetësojmë, për një fazë të re zhvillimore.

Faleminderit për pritjen dhe diskutimet pozitive për komunën tonë.

Falënderoj Agron Fetoshin dhe ekipin e tij për mikëpritjen në zdrukthtarinë “Rilindi” në Fortesë!

Kryetari Latifi vizitoj gjatë ditës edhe zdrukthtarinë “Rilindi” në Fortesë.

“Me makineri moderne dhe me përkushtim, ky biznes prodhon dyer, shkallë dhe kuzhina cilësore, duke qenë të pranishëm jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë evropian.

Agronit dhe ekipit të tij i urova suksese në punën e mëtejshme, ndërsa mbështetja jonë për bizneset vendore do të vazhdojë”, ka shkruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

64 fermerë bletarë, pranuan 1616 kg dyll për 4860 koshere, bashkë me pajisje tymosjeje dhe nga një uniformë për çdo bletar

64 fermerë bletarë nga komuna e Rahovecit të cilët aplikuan sot, pranuan 1616 kg dyll …