Kryetari Latifi vizitoi Qendrën Grumbulluese “AgroCelina” në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka vizituar të martën Qendrën Grumbulluese “AgroCelina” në Xërxë, ku u mirëprit nga pronari Feim Rexhepi.

“Një vizitë mes vlugut të punës në Qendrën Grumbulluese “AgroCelina” në Xërxë, ku na priti ngrohtësisht pronari Feim Rexhepi.

Specat, trangujt, kungujt e rrushi, por edhe një gamë e gjerë e perimeve, grumbullohen në këtë qendër, përmes bashkëpunimit me më shumë se 100 femerë dhe të gjitha produktet, rreth 2 milionë kilogramë në vit, eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Ky është një sukses që meriton vlerësim, por edhe është tregues i zotësisë së bujqve dhe sipërmarrësve tanë, që i janë përkushtuar punëve fisnike të bujqësisë”, ka shkruar në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Punimet në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugëve në fshatrat e Komunës së Deçanit po vazhdojnë me intensitet të lartë në Kodrali

Në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit …