Në Rahovecin e punëtorëve, Puna Nuk Ndalet!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të martën mbrëma, mbajti takime elektorale në Nagac dhe Brestoc.

“Në Nagac, Brestoc e Hoçë të Vogël, u mblodhëm sot në orët e pasdites me banorë të kësaj ane. Diskutimet u shtruan rreth punës e progresit të përbashkët, ku institucionet bëhen krahu që ndihmon dhe infrastruktura që mundëson.

Në këto dy tubime, dy kandidatet tona për Kuvendin e Komunës, Dafina Gashi nga Nagaci dhe Florida Krasniqi-Bajraktari nga Brestoci, morën mbështetjen e bashkëvendasve të tyre në garën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në Rahovecin e punëtorëve, Puna Nuk Ndalet, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …