Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska të mërkurën vizitoj bizneset “Termoteknika” dhe “Agoni-M” në Xërxë. Në postimin e tij në facebook, ai ka shkruar:
“Termoteknika” në Xërxë nuk është ndalur nga puna që nga viti 2002, duke ofruar shërbime brenda dhe jashtë komunës sonë.
Pronari Eqerem Kryeziu na priti sot për një vizitë dhe tregoi që kompania e tij punëson rreth 15 punëtorë dhe merret me instalimin dhe shitjen e sistemeve të ngrohjes, me pajisje të importuara nga Gjermania.
Eqeremin e përgëzova për përkushtimin në punë, ndërkohë që gjetëm kohë të diskutojmë edhe për nevojat e sipërmarrësve dhe mundësitë që institucionet të ndikojnë për të krijuar lehtësira për bizneset”.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
