Në Komunën e Deçanit të mërkurën u mbajt dëgjimi i tetë buxhetor me anëtaret Komitetit për Politikë dhe Financa, Asamblesë Komunale dhe të gjitha palëve të interesit.
Dëgjimin e hapi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj,
Në këtë takim mori pjesë përfaqësues të OSBE-ja Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, e cila para të pranishmëve prezantoi në detaje buxhetin e Komunës së Deçanit për vitin e ardhshëm. Ajo shpjegoi projektet kryesore zhvillimore që pritet të realizohen, fushat prioritare të investimeve dhe mënyrën e ndarjes së mjeteve financiare në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën dhe shërbimet publike.
Gjatë dëgjimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të paraqesin pyetje dhe sugjerime për përmirësimin e planifikimit buxhetor, duke kontribuar në një proces më transparent dhe gjithëpërfshirës për të gjitha palët e interesit, është thënë në njoftimin e komunës së Deçanit.