Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Afrim Dina kanë pritur të enjtën në një takim superkampionët e Klubit Hendbollistik Rahoveci. Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
“Me kënaqësi të veçantë prita në një takim superkampionët e Klubit Hendbollistik Rahoveci, të cilët i urova për fitoren në Superkupën e Kosovës. Mes bisedave, diskutuam edhe për planet ambicioze të këtij klubi për suksese të reja, ndërsa unë ofrova mbështetjen e plotë të Komunës së Rahovecit në rrugëtimin drejt arritjeve të radhës.
U urova fat në mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës dhe përballjeve në arenën evropiane, ndërsa lojtarët dhe stafi u shpërblyen me bonus, si mirënjohje për gëzimin dhe krenarinë që i sollën komunës sonë dhe qytetarëve tanë.
Krenar me ju, thuhet në postimin e kryetarit Latifi.