Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari z. Fatmir Iska të premtën vizituan fidanishtën “Agro Kabashi” ku mirëpritën nga pronari Muhamet Kabashi dhe nipi i tij, Korab Kabashi.
“Në fundverë, pas një sezoni të bereqetshëm, vizitova sot fidanishten “Agro Kabashi” në Çifllak, ku na pritën pronari, Muhamet Kabashi dhe nipi i tij, i cili e udhëheqë punën, Korab Kabashi.
Për Muhametin e Korabin puna nuk ndalet as dimrit, pasi që kanë ndërtuar një sistem modern teknologjik për ujitje, ftohje e ngrohje, që mundëson punën gjatë gjithë vitit, me kapacitet prodhimi rreth 1 milion fidane.
U dëshirova suksese të pandalshme dhe u premtova se dora e institucionit do të jetë përherë e zgjatur për ndihmë, sikurse për të gjithë sipërmarrësit tanë të zotë e punëtorë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.