Në emër të komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Avdyli me rastin e vdekjes së z. Esat Avdylit ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mësuesit të shumë respektuar.
Në këto çaste të mërzisë ne bashkëndjejmë me familjen dhe gjithë atyre që e njohën z. Avdyli. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë si mësues i përkushtuar dhe si luftëtar i lirisë, i cili me dashuri të madhe kontribuoi për atdheun dhe për gjenerata të tëra nxënësish.
Në këto çaste të pikëllimit ne jemi pranë familjes dhe miqëve të tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë