PZAP-i ka gjobitur Vetëvendosjen për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe rregullave të fushatës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Vetëvendosjen për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe rregullave të fushatës. “PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, ZL.Anr.44/2025 e datës 18.09.2025. II. Subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore, Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen më datë 12 Tetor 2025, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 2 500 (dymijë e pesqind) euro.” Ankesa e PDK-së pretendonte se kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka publikuar në profilin e tij në Facebook fotografi të realizuara brenda Muzeut të Qytetit të Mitrovicës, duke shfrytëzuar hapësira publike për qëllime elektorale, në kundërshtim me dispozitat zgjedhore.