Kryetari Bashkim Ramosaj ka vizituar ordinancat shëndetësore në komunën e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka vizituar ordinancat shëndetësore në komunën e Deçanit.

“Me shumë kënaqësi vizitova të gjitha ordinancat shëndetësore në komunën tonë.

Isha i lumtur të takoja mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor që me përkushtim të madh kujdesen çdo ditë për qytetarët.

Biseduam se si mund të jemi edhe më pranë tyre, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë gjithmonë sa më cilësore.

Faleminderit që jeni çdo ditë në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve! Puna juaj është e paçmueshm0e” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt ju fton të bëheni pjesë e mbrëmjes hapëse të Ditëve të Diasporës 2026

Me rastin e fillimit të Ditëve të Diasporës në Skenderaj, Kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku …