Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit komunal të Rahovecit, Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit shtator, e nënta e rregullt për këtë vit kalendarik.
Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (25), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e Ekipes ndërlidhëse për monitorim të KFOR-it (LMT).
Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse. Kësaj radhe, në pikën e dytë nuk pati pyetje konkrete për ekzekutivin.
RENDI I DITËS ishte me 4 pika të rregullta:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2026
Shqyrtimi i informatës për përgatitjen e vitit shkollor 2025/2026.
Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit. Ndërsa, pika e tretë, (Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2026), është tërhequr nga rendi i ditës, për një përpjekje tjetër, në një afat optimal ligjor.