Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes një postimi në facebook se në bashkëpunim me KEDS-in është vendos trafoja e re në lagjen “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec, duke zgjidhur problemin me energji elektrike rreth 500 familje.
“Pas përpjekjeve të shumta këmbëngulëse, duke bashkëpunuar edhe me KEDS-in, sot, praktikisht filloi zgjidhja e një problemi të madh me energjinë elektrike për 500 familje rahovecase në këtë zonë, me vendosjen e trafos dhe përforcimin e rrjetit distribues në lagjen “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec.
Ky është një lajm i mirë e i shumëpritur për qytetarët, por edhe për mua, pasi që kam qenë personalisht i përfshirë në gjetjen e zgjidhjes së kësaj problematike aspak të lehtë e që ka marr shumë kohë”, ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.