Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Anti-amerikanizmi i Kurtit është bindje e fshehur për vota

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se raportet e tensionuara mes Kosovës dhe SHBA-së nuk janë rastësi, por lidhen drejtpërdrejt me bindjet ideologjike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas Hasanit, Kurti është një anti-imperialist i ekstremit të majtë dhe mbi të gjitha ka qëndrime të theksuara anti-amerikane. “Ky është profil psikologjik dhe ideologjik i tij. Anti-amerikanizmin e ka bindje. Ai dhe një rreth i caktuar i njerëzve përreth lexojnë literaturë të kësaj fryme dhe e kanë të brumosur këtë diskurs”, tha Hasani për “Betimi për Drejtësi”. Ai shtoi se Kurti e ka fshehur këtë qëndrim për vite, vetëm për të mos humbur votat, duke u paraqitur ndryshe para opinionit publik. “E ka fshehur prej kohës kur ka ardhur në pushtet, duke ditur sentimentin pro-amerikan të popullit të Kosovës. Politikisht e ka përdorur për vota, por bindjet nuk ndryshojnë”, theksoi ai. Hasani kujtoi gjithashtu rolin e mbështetjes amerikane në vitet ’90, duke përmendur senatorin Bob Dole, të cilin e quajti “Engjëlli Gabriel” për shqiptarët. Ai theksoi se mesazhet e liderëve amerikanë atëherë ishin jetike për Kosovën, ndërsa sot, për shkak të qasjes së gabuar të Kurtit, kjo marrëdhënie po dëmtohet rëndë. “Kurti me bindjet e tij anti-amerikane e ka futur Kosovën në një rrugë të rrezikshme. Nëse Kosova e humb SHBA-në, e humb edhe aleatin e vetëm që e ka garantuar lirinë dhe shtetësinë e saj”, përfundoi Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Kosova po mbytet nga shkelësit e Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të martën se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka …